Home Politike Heqja e vetos bullgare, Ben Andoni “paralajmëron” Edi Ramën: Duhet të jetë...

Heqja e vetos bullgare, Ben Andoni “paralajmëron” Edi Ramën: Duhet të jetë më i kujdesshëm…

Analisti Ben Andoni, tha se reagimet e Edi Ramës gjatë samitit të BE janë jashtë protokollit, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë duhet të jetë më i kujdesshëm.

I ftuar në një intervistë televizive, Andoni theksoi se në këtë samit Shqipërisë duhej t’i jepej drita jeshile.

Ben Andoni: Reagimet e Ramës janë jashtë protokollit, janë gjëra të papranueshme për gjuhën që përdoret për BE. Rama duhet të jetë më i kujdesshëm, por mesa shikoj njerëzit që janë përreth tij, nuk e kanë mundësinë ta ekuilibrojnë.

Mendoj se ky Samit duhet të jepte dritën jeshile.

Më tej ai tha se heqja e vetos së Bullgarisë lehtësoi procedurat për anëtarësimin në BE, ndërsa shtoi se i mbetet kësaj të fundit të plotësojë modalitetet.

Ben Andoni: Sot janë lehtësuar procedurat, sepse vetoja e Bullgarisë u hoq. I mbetet BE të plotësojë modalitetet për të bërë një takim i cili ka rangun diplomatik të samitit dhe tagrin për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare. Rama ktheu një përgjigje shumë korteziale ndaj Kryeministrit të Bullgarisë.

Serbia gjatë këtyre ditëve ka hapur dhe grupin e kapitujve të tretë sepse tani ka ndërruar proceduara nën propozimin francez, jo tani që kanë marrë presidencën por pak më përpara. Po shfrytëzon ‘Balkan Open’. Nuk besoj se BE nuk e di dhe nuk intereson kjo marrëdhënia e Serbisë me Rusinë. Serbia përdoret si një lloj rubineti i asaj që rrjedh nëpërmjet BE dhe Rusisë dhe anasjelltas.

Andoi theksoi se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet në BE, ndërsa shtoi se problemet do vihen në pah pikërisht tani që Bullgaria ka hequr veton.

Ben Andoni: Ka një ngërç, problemi do të filloj te Maqedonia, e cila do nxjerrë andikapet e veta. Besoj se ndikimi i Shqipërisë do jetë që të lehtësojë këtë marrëdhënie përpara mbledhjes në dhjetor. Ne nuk jemi gati për anëtarësimin në BE. Ne thjesht kemi kaluar një cak nëse firmos dhe Maqedonia e Veriut. Adresimet e problemeve fillojnë në këtë moment.

Serbia dhe Mali i Zi janë jashtëzakonisht përpara nesh. Çdo qeveri duhet të ketë një ekip që t’i përgjigjet modaliteteve dhe burokracisë që kërkon pjesa e integrimit që është e vështirë. Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, procesin e integrimit e përdorin në njëfarë mënyre edhe për të hequr vëmendjen nga problematikat e vendit.