Home Politike Heqja e logove të FRPD-së/ Këlliçi: Marrëzia merr fund të shtunën në...

Heqja e logove të FRPD-së/ Këlliçi: Marrëzia merr fund të shtunën në orën 12:00

Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi reagoi pas publikimit të pamjeve të heqjes së logove të FRPD-së nga dritaret e godinës së PD-së nga një person me kapuç. Në Facebook, anëtari i Komisioni i Rithemelimit shkruan se FRPD do të mbetet gjithmonë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike. Ai premtoi në 8 janar do të marrë fund marrëzia e kryetarit demokrat Lulzim Basha, ku do të ketë protestë nga demokratët.

POSTIMI I BELIND KËLLIÇIT:

Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme!
Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.
Sido që të vendosen adezivët, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në këto 8 vite opozitë. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike.

Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00.


Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha urdhëroi që funksionarët e tjerë demokratë të hyjnë në derën e pasme të godinës së partisë. Ndërkohë, që sot skadoi ultimatumi i Komisionit të Rithemelimit që Basha të lërë zyrën e kryetarit duke pranuar rezultatin e referendumit të 18 dhjetorit, ku 43.385 anëtarë të PD-së miratuan shkarkimin e tij.