Home Aktualitet Hemoragji në PD-në e Durrësit, të rinjtë demokratë drejt FRD-së

Hemoragji në PD-në e Durrësit, të rinjtë demokratë drejt FRD-së

Selia-e-partise-Fryma-e-Re-DemokratikeNga Xhevo Gradica / Dhjetra të rinj kanë braktisur Partinë Demokratike në Durrës për shkak të abuzimeve shumë të rënda që kanë bërë drejtuesit politik lokal në këtë qark. Shenjat e para të kësaj plasaritje mes forumeve me peshë politike në qarkun e Durrësit kanë nisur me takimin e Berishës me të rinjtë demokrat në Sukth, takim i organizuar një muaj më parë. Berisha dhe strukturat politike qendrore e lokale në takimin e Sukthit deklaruan se janë antarësuar 3000 të rinj në PD. Një pohim i tillë u ra ndesh strukturave të rinisë demokratike, strukturë e cila kishte disa vite që mbijetonte në një përplasje shumë të fortë me krerë të degës së PD në Durrës. Igli Cara në cilësinë e kryetarit të PD Durrës mësohet se ka ushtruar presione shumë të forta deri edhe përçmime e “kanosje” me qëllimin e vetëm për të minimizuar ndikimin e elektoratit të të rinjve në politikën lokale të PD. Gjatë kësaj jave mësohet se në strukturat e PD në Durrës ka plasur sherr shumë i madh mes të rinjve të PD dhe elementit konservator të përfaqësuar nga Igli Cara. Të parët kanë kërkuar shpjegime për marrëdhëniet mes strukturave duke bërë të ditur se PD në Durrës synon të ketë nën kontroll të plotë të gjitha strukturat. Kjo u ka rënë ndesh stukturave të rinisë së PD-së, forumit të femrës demokratike, të persekutuarve dhe shtresës së intelektualëve. Shumë prej personave që e kanë ndier veten në një nga këto struktura ka ngritur zërin e protestës duke deklaruar se ndërhyrjet e selisë lokale janë të pambështetura në statusin dhe në të drejtat më elementare të palëve. Gjatë takimit të Sukthit PD kishte mundur të mashtronte edhe disa të rinj të cilit kishin aktivitet politik prej disa vitesh por që Berisha dhe Cara me PD lokale i prezantuan si emra të rinj duke u dhënë për të dytën herë teserën politike të PD. Kjo shkaktoi reagime të forta dhe të dyfishta. Të indinjuar deri në ekstrem qenë të votuarit nga strukturat politike të rinisë demokratike të cilët e kishin shumë të vështirë të kuptonin pse PD në Durrës, Igli Cara dhe selia qendrore në Tiranë arritën deri atje saqë të manipulojnë dhe të keqpërdorin emrat e tyre. Pas tyre reagime kanë ardhur edhe nga forumet e tjera që kanë mësuar se kretë të politikës së PD në Durrës dhe në qeveri e në parlament janë bërë pjesë dhe palë në degjenerimin politik. Në të tilla kushte mësohet se shumë nga të rinjtë e kësaj force politike kanë vendosur t’i japin fund mandatit në PD duke iu bashkëngjitur FRD së Bamir Topit. Të rinjtë janë revoltuar në kufijtë e ekstremit dhe kanë kërkuar të gjejnë vetëveten. Në kushte të tilla ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në kahun e djathtë por jo më në PD e cila cilësohet prej tyre si parti dhe si degë lokale e mbushur me mashtrime. Vendimi i më shumë se 100 të rinjve për t’iu bashkëngjitur FRD-së në Durrës ka ngjallur reagime të forta pasi kjo lloj epidemie pritet të ketë jo pak pasoja për fushatën elektorale të PD-së. Përfaqësues të FRD e kanë pritur qetësisht këtë lloj hemoragjie brenda radhëve të PD, megjithatë ata janë treguar të matur duke theksuar se kontigjenti të rinjve duhet vlerësuar për identitetin dhe misionin. Jo pak të rinj i kanë “zënë” derën PD në Durrës duke u konfornuar me Igli Carën, Albana Vokshin, Eduart Halimin dhe të tjerë eksponentë që kanë tentuar t’ u mbushin mendjen të rebeluarve të qëndrojnë në PD. Shumë prej tyre u kanë bërë të ditur se nuk kanëqenë asnjëherë pjesë e formacioneve politike në PD dhe se për herë të parë janë antarësuar në rradhët e strukturave të FRD dhe se PD duhet detyrimisht të heqë dorë nga manipulime të tilla. Lista e PD me 3000 të rinj është përpiluar në selinë e PD e cila kishte mundur të merrte litën emërorë të nxënësve të shkollave të mesme në qarkun e Durrësit përmes drejtorëve të shkollave. Ata kanë bërë të ditur se ky veprim është i kundërligjshëm dhe manipulativ. Replikat brenda strukturave kanë qenë të ashpra pasi edhe vet të rinjtë në strukturat e PD kanë qenë tejet të pakënaqur me lojën e krerëve politik lokal, jolë e cilësuar e padenjë nga të rinjtë. Kjo madje ka krijuar edhe plasaritje pasi Cara dhe mbështetësit etij i ka cilësuar të rinjtë e rebeluar si të manipuluar nga PS. Debatet kanë vijuar më disa javë deri në çastet kur një pjesë e të rinjve kanë deklaruar divorcin. Më shumë se 100 të rinj të PD kanë vendosur të mos jenë më në strukturat e saj duke kaluar në anë FRD-së.

Previous articleGenc Juka dhe Indrit Hamidi, si shansi i fundit për të treguar që kanë qenë vegla dhe spiunë pa parti
Next articleXhaxhi militanti tregon për investimin e Klajdit dhe mesazhin e pëllumbit të Kiles