Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar në disa qytete të vendit, duke mos munguar edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ky ritual kulmon me hedhjen e Kryqit në ujë, ku dhjetëra të rinj kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të nxjerrë Kryqin nga uji. Në Durrës të rinjtë janë hedhur në ujërat e ftohta të detit për të marrë bekimin e kësaj dite. Fatin e nxjerrjes së Kryqit nga uji e pati i riu Nikolla Bici. Ndërkohë qindra besimtarë kanë marrë në banesat e tyre ujë të bekuar, të cilin e mbajnë për gjithë vitin, ndërsa klerikët kanë dhënë mesazhet e tyre.