Home Aktualitet Hedhja e inerteve nga mjetet e tonazhit të rëndë, Rama: Kjo është...

Hedhja e inerteve nga mjetet e tonazhit të rëndë, Rama: Kjo është papërgjegjshmëri, policia po monitoron çdo rast

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me hedhjen e inerteve në rrugë nga automjetet e tonazhit të rëndë.

Rama shprehet se t’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë.

Më tej kreu i shtetit shprehet se policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, “nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”.

Previous articleMbyllet merkatoja e verës, nga Arabia Saudite në Premier League, mësoni klubet që shpenzuan më shumë
Next articleZhvlerësimi i euros/ Eksportuesit kërkojnë subvencionim nga qeveria: Dialog ose do të nisim protestat