Home Kosova Haziri: Kosova peng i sjelljeve të Serbisë

Haziri: Kosova peng i sjelljeve të Serbisë

largea_luta1366100669Kosova pritet të mësojë sot nëse do të lejohet që të ecën edhe një hap më pranë anëtarësimit në BE. Komisioni Evropian, pritet të publikoj sot raportin e përparimit të disa shteteve në Ballkan drejt bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, thotë se Kosovën e kanë përcjell probleme të ndryshme, të cilat pritet që të qartësohen sot.
Këto dhjetë vite, ose kjo dekadë, sipas Hazirit, nuk është dekadë e humbur por mundësi e humbur.
“Krejt problemet që e kanë përcjell vendin pritet të qartësohen sot. Rekomandimi është pozitiv që Kosova të përfshihet. Por duhet 3-4 kushte afatshkurtëra të vlerësohen, të bëhet një vlerësim të shihet a është arritë kënaqshëm ose jo. Raportet duhet të sqarojnë edhe nëse Serbia dhe Maqedonia janë të gatshme që të nisin negociatat për anëtarësim. Serbia ka refuzuar javën e shkuar që të nënshkruaj një plan marrëveshje për normalizimin e raporteve me Kosovën, e cila gjë pritet të reflektohet në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. Nëse këtë 10 vjeçar duam ta shohim ku jemi ne, kjo nuk është një dekadë e humbur, por një mundësi e humbur”, ka thënë Haziri për transmetuesin publik.
Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk është ka mirret me problemet e pasluftës së Kosovës dhe Serbise.
Haziri, vlerësoi se është e padrejtë që Kosova të bëhet peng i sjelljeve të Serbisë.
“BE nuk është ka mirret me problemet që Kosova e Serbia i kanë pasluftës. Është e padrejtë që Kosova me u bo peng I sjelljeve të pavendosura të Serbisë. Procesi I Ashtonit, zgjedhjen e ka mes integrimit dhe izolimit, ata po e luajnë formulën që ka qenë më herët. E dojnë Kosovën peng dhe Integrimin”, ka theksuar Haziri.
Sipas Hazirit duhet të ndërtojmë kapacitete dhe mekanizma që mos të vonohemi, që të arrijmë kohën e kroatëve dhe malazezëve.
Ndërkaq sa i përket deklaratës së Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, se don bisedime pa ndërjmetësues, Haziri ka thënë se nuk duhet ndryshuar kjo formulë e bisedimeve.
“Politika serbe ka qëndrime të vjetra. Ne jemi dy vende të pavarura, nuk mund të flitet pa ndërjmetësuës. Duhet të ruhet kjo formulë e bisedimeve, zhvendosja e bisedimeve në territor të Serbisë ose të Republikës së Kosovës, me një ndërmjetësim të lehtë ndryshon shumë, këto parime duhet të ruhen”, ka shtuar Haziri.

Previous articleNis gjykimi për sulmin ndaj ambasadës amerikane
Next articleRivotim në Strugë dhe Qendër, dorëhiqet kryetari I Gjykatës