Home Dossier Hashim Kërtusha, një shkrimtar anatomist i shpirtit njerëzor

Hashim Kërtusha, një shkrimtar anatomist i shpirtit njerëzor

hashim kertushaNga Bashkim Kadi / Një dhunti që sjell si produkt më të çmuar ndjesi për njeriun nëpërmjet fjalës së lirë, është një bekim i artit të të shkruarit me një shpirt fisnik në erudicionin e tij. Shkrimet në romane, poezi të z. Hashim kërtusha janë futur në fondin e artë të letërsisë shqipe që lezohen me ëndje duke përmbushur detyrën e tij si shkrimtar. Botimet e tij radhiten në mozaikun e pafund të krijuesve të talentuar duke shpalosur seriozitetin real me të dhëna të larmishme. Z. Kërtusha me një inteligjencë eksploruese sistemon në artin e tij të të shkruarit vrullin e një shpirti të pamposhtur të sofistikuar, modest, çka dëshmon një talent në hapësirën e shuë detajeve të ndjesisë njerëzore. I paisur me një karakter të admirueshëm, me një vështrim therës në të mirën e fjalës, me tone e nota të ndjeshme, na dhuron vlera. Z. Kërtusha ndjehet i denjë, teksa shikon e ndjek hap pas hapi lexuesit e shumtë të krijimtarisë së tij. Në kuadrin e krijimtarisë së z. Kërtusha mëson admirimin e një gjithësie njerëzore që e bën atë të rradhitet e të çmohet nga më të kërkuarit. Tek romani “Një jetë me dashuri të vrarë” mëson një thënie: “Është koha e tyre, mjafton të kesh një dëshirë dhe rendin pas saj”, e kjo ëhstë e vërtetë, e jetuar, e lirë dhe shumë admiruese teksa mëson se i shërben më së mirës. Me një hap të konsoliduar, plot personalitet, z. Kërtusha na prezantohet me poezinë “Në këtë copë qiell”, ku thur bukuritë e vendit, magjepsjen e tij, figura të një kombi kreshnik e çdo vlerë që i gjen në vargun e fundit të një poezie të tij ku thotë: “Dashuria e nënës, la amanet qumështin e gjirit”, e bukur, shumë domethënëse, plot krenari e atdhedashuri, e kështu në ciklin e krijimtarisë së tij sheh dhe pohon shpirtin e një shkrimtari të talentuar. Z. Kërtusha dallohet për korrektësinë e guximin e një arsyetimi të komunikueshëm me lexuesin për nga vetë shpirti i tij novator me krijime përparimtare. Estetik në vendosjen e botës së brendshme të çdo figure që ai trajton. Ai krijon një mjedis kuptimplotë, simpatik, origjinal, e modern të kohës. Ai përshkruan ngjarje me karakter admirues e kjo ëhstë vlerë. CV-ja e tij është e pasur si nga ana profesionale si mësues ashtu edhe nga ana e krijimtarisë si shkrimtar e poet. Me një gjuhë të pastër, të kristaltë ku triumfon ndjesia e thellë e plot nota të këndshme e një njeriu të taentuar. Hashim Kërtusha ka lindur në Ishëm, nga një familje arsimdashëse me ndjenja të thella patriotike. Më 5 qershor 1946, familjes kërtusha i lindi një djalë premtues, nga ku që në moshë të fëmijërisë premtoi falë shkathtësisë së tij dhe inteligjencës se do të ishte i dobishëm për familjen, shoqërinë. Fëmijërinë e kaloi në vendlindje në Ishëm. Atje mbaroi të mesmen me një dëftesë pjekurie me motiv domethënës e plot vlerësime: “I shkëlqyer”. I arsimuar e me njohuri të fituara plot dinjitet u fut në fushën e mësimdhënies. I paisur me njohje pedagogjike, falë aftësisë së trij në përvetësimin e lartë të nielit shkencor pedagogjik dhe rezultateve në jetën profesionale si mësuses, i meriton plotësisht vlersimet e marra si: mësues i dalluar; medalja “Naim Frashëri”, me urdhër “Naim Frashëri” klasi i II-të dhe më 2008 shpallet mësues i vitit. Në rrjedhën e jetës së tij gjen shpërthimin e një njeriu me vlera në aktivitete të ndryshme, me një nivel të lartë shkencor, artistik dhje pedagogjik. Vërtet një figurë e spikatur ku gërshetohen një sërë vlerash si thjeshtësia, respekti, ndershmëria e burrëria e një intelektuali të mirëfilltë. Komunikues dhe i njohur për pjekuri mendimi. Mësuesi i nderua z. Kërtusha, i inkuadruar në rrjedhën e intelektualëve të njohur ende dhe sot jep kontributin e tij të vyer në shërbim të shoqërisë. Trajtimet e tij letrare janë të fuqishme si një vullkan i pashuar. Ai është njohës i thellë i figurave të spikatura të letërsisë shqipe si Fishta, Lasgushi, Frashëri, Kadare dhe Agolli, poir ai anon në ndjesinë shpirtërore të fuqishme të Migjenit, Mjedës etj. Biseda me të rreth letërsisë botërore nxjerr në pah Tolstoin, Kafkën, Mopasanin, Turgenievin dhe Drajzerin e ashtu i tretur në botën e shkrimtarëve të mëdhenj ai shton: Lum ai që ka për shok librin. Hobi i tij është peshkimi. Një buzëqeshje e lehtë dhe e ëmbël e shoqëron këtë burrë të apasionuar pas dijes, artit dhe shoqërisë së impenjuar në botën e krimtarisë artistike. Z. Kërtusha me një prezantim dinjitoz edhe sot në këtë moshë ruan me fanatizëm qëndrueshmërinë për të qenë i vlefshëm për shoqërinë. Ai lexon shumë, i rrjedhshëm në arsyetimin e ngjarjeve, por më e fuqishmja e personit të tij është krijimtaria artistike që e njohu si shkrimtar e mbi të gjitha si një intelektual aktiv e përçues i së resë e së bukurës me ndjesi njerëzore.

Previous articleMagani: Vendi i dytë është objektivi ynë
Next articleMet Dervishi 40-vite mes prozës moderne dhe kritikës antikonformiste