Hartë e ciflosur – (poe-prozë), 6 – 13 shkurt 2023, ora… 1. Historia nxiton t’shplaj duart lënduar keqas ciflash në Hartë Mundimi rrëzon kurorën e huaj shkëlqim pistë, thundracak.
Historia ndez llambushkat, shpejt fiket plandos’ në çdo arrest, Mushkëritë tona karbon llumëra prej acari paparë mes nesh. Historia lag dhe prej vese fikth drithmohet në urgjencë… 2. Historia hundëtërpjetë, toke brashnjat, plot gulçe, s’i shplodhi njiherë as sot mejhanet e kok’çarjet thellë në kafkë tharë përzhitur për duaj … Historia mundimshëm borigat pak i shplan, nj’çik tatimet dhe taksat nga harta në Bankë në bankën e Gjakut më të vjedhur, më t’shuar… 3. Historia, fiket n’arrest, me llumëra të rinj, paparë mes nesh. Ajo çdohera shplan duart lënduar keqas nga ciflat në Hartë- Mbrapsht gaforja e së Keqes – kurora e huaj shkëlqimi më i lashtë dhe më ri, i mekur dhe verbonjës, thundracak… * Cajnik i vakët
Ç’presim ne nga porta puq e mbyllur : Përqeshje egras, duartrokitje ftohta ? Mëngjesi tundi degët e reve hidhur Mesdita do ua mbledh sot kokrrat.
Po mbrëmja : A do të vij… kur do të vijë t’i thërrmojë bërthamat tona t’hidhura prajshëm në këmbana, kriza dhe krajë, Ç’presim? Jetën me hunj dhe me dry t’zi, që e shuan etjen me çajnik Agai… * |
Pjalm vese
Afresket trandafilojnë pjalm vese…
Shpejt puthen … rreze – rreze
në rrebesh të buzëve…
Trandafilojnë vese,
tranden afërith
Afresket.
*
Bija bimë (poe-prozë)
Tek Deti … Vala – retina e tij, tek Pema retinë e parë-gjethja,
Guri retina fsheh’ në rropulli, me retinë edhe vet përleshja.
Parafytyrim i ri çelnon gjithandej retinën : Tek vrap i zbath’
nga çdo hile, nga çdo stoli, tek bima e njomësht-bija bimë.
Tek Atdheu ynë antiko-anatomik e paqtë retina,plot shigjeta,
(Pabesia, prej miturie, rritet me retina t’plasura, t’verbërta.)
Plot retina relievet, herë paqë dhe frikë midis tyre, secila Botë –
Ne, më shpesh, ia shuajmë retinën Natyrës dhe bëjmë sikur
lotojmë për Valën e gjethin në çdo kërcell e çdo kapërcyell
ia nxjerrim sytë Asaj dhe i gajasemi paturpshëm në mort.
*
Beftë begat’
Ç’ka me ba, shumëçka me ba,
me deg’zue dashni gjithëkah.
Ti per’ndim mos me drithnu,
mos me mardh, aj cikmë u…
Picira sa perëndoi në sisë
tej – tëhu vyshk mënish,
Me begat’ beftë bela
deg’zojmë dashnie
me ba shum’çka…?
*
Thatësirë … e njomë (poe-prozë)
Me titull : Argat vaditës,me librezë shëndeti e taksa –
Në dorë pa mbajtur qiri e as dritëz plot sy elektriku
errësire mbrri, me këmbë plot rendje e plot unaza.
Thatësira gërmuqet kadalë dhe tek-tuk gërmimthi
jo rrudhje e thekshme,vetanake Parafytyrimit tim, –
Thatësira, plot gjemba iriqi, më rrëngjeth por disa
kallinj t’rinj pej gishti afërith më belbëzojnë Bimë.
Asnjë frushullimë tepër s’kërkoj nga vada ime…
Për t’gjitha kacidhet argate mbrapsht rrokullis
frikërat kallpe-bejte rrudhura,vetanake klluqe
me gjet’farën më jetëshkurtër e më jetëgjatë
pa taksë zilish, farën e re shëndet të lëruesve…
*
Hovje
Ne, hovim prej vetes përpjetë ?
Kur zbresim … rraskapitemi
hijeza e ngathët e tjetrit…?
*
Terr … i qartë
Drita ngroh veten, ngroh dhe të tjerët
plot drithërima fryme e vërshim lirik,
Prej saj qartë shkruaj për të gjithë
edhe në të terrët … Asnjëherë
nuk shkruaj për të gjithë…
*
Vragë lundre
Era gjakngrirë drithërohej t’poshtë
me frikë për ndonj’ gjakderdhje,
Lundrat e reve mbanin vraga
në gjoks plasaritjet e qiejve…
*
Tevona tret
Ylberi e d’bora qeshen dashni të urtësh
g’zueshëm rreken pëshpërima buzësh,
Ylberi e d’bora gjithësie të sinqertë
tevona, turbullue kanë me u pa…
tevona… flijimesh me u tret…
*
Amëz frutikulture (poe-prozë)
Veç Artit nuk duartrokas kënd, askënd. Dita mavijos’ duart plot duartrokitje të mugëta për gradat e reja poshtë lart, Poetët i duartrokas jo nga bindjet por nga trillet,nga kalitja varg.
Të gjitha sportet i duartrokas, me një farë droje grushtin hakmarrës e t’dhunshëm në ring, Cikloni, para atletëve, me vetëtima në këmbë vrapon zbath, Bilbilit, në qytet i bie sot zogu, Ai nuk ka frikë nga
polici dhe as nga gjyqtari më kallamoq – kobure e thikë.
Duartrokas gjithçka njerëzore me tipare Natyre, thellë më skuqin rrembat dhe diç frikërat, Mali – Ujëvara mirëkuptohen me fjalët
amëz frutikulture edhe me bishat si t’lëna sidokur pasdore,
Afërith, kurrë me gjak dhe kurrma me jetë bishash …
*
Tritanit
Shpirtërore dhimbjet, drithërimat përlotin –
Lutja e të gjithëve sot buron përkrah teje
thellë teje ndez Heshtjen … Ti, më afër
nesh, n’agminë fëshfëritëse t’At Zotit.
Gjithçka na i le Mirësi shpejt, përherë çelët
plot drithërima fryme sot dhe përgjithnjë –
Tan, i zëshëm i gjithi,… pa bërë zë….
*
Skicë në Bolzano…
Oh, sa vajzërore ju, të hajthme prej çdo ujëvare
jo flutura perëndimi por flutura t’perëndishme
plot përsiatje, plot pengje përskuqje të lehta,
Prej jush bukuria më e re shpejt zbardhëllon
e ngjallet, afërith me parajsat, pandehmat.
…Oh, sa vajzërore ju…fluturake të mençura…
*
Risk … kuturu
E papasmja-dheu më i lashtë epiko antik. Dheu anatomik prej harte tek mospasja, Historia vyshket, dredhon baluke e bisht, Gracka thërrmon pak buzët e bëhet më dinake duke fshehur sy dhe gisht,
Atdheu, kuturum, ia mbath me të katra.
Po tjetër ? Nga do të shëtisim ? Përmes plehrave jo më me këmbë po me gunga, Antike është kripa, kushedi Atdheu mund të më çmënd me një farsë, në eterin e tij anatomik vrap duke marrë me vete kufijtë,
nën vete duke shkelur kukamshefti gjer në risk kukullat.
Historia mënon shpejt baluke dhe bisht, preh vragat buzë, qajton tek mospasja… Atdheu ynë liriko – antik me gungaçë anatomikë, kuturu, filozofë pabesish ia mbath parambrapsht…me të katra…