Ish-zëvendës ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi thotë se krijimi i hartës së re gjyqësore, me shkrirjen e gjykatave të Apelit në rrethe dhe përqendrimin te një e vetme në Tiranë, ishte diçka e panevojshme dhe e parakohshme. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Kasmi u shpreh se për sa kohë që numri i proceseve gjyqësore na tregon se ka mangësi për gjyqtarë, kjo hartë ishte e panevojshme.
Sipas Kasmit, numri i dosjeve në gjykatë e Apelit është rreth mbi 40 mijë dosje, që do të duhet të paktën 6 vite që të shqyrtohet.
‘Mbi 40 mijë dosje, është numri aktual i çështjeve në gjykatën e Apelit në Shqipëri. Është një numër total çështjesh i referuar, gjykata e Apelit ka gjithsej 26 gjyqtarë. 26 gjyqtare gjykojnë me 3 apo 5 gjyqtarë. Këto 26 gjyqtarë i bie përafërsisht të formojnë 9 trupa gjykuese të cilat nuk mund të gjykojnë më shumë se 4 çështje në ditë. Gjykata e Apeli po gjykon me mbi 3 seanca gjyqësore. Ne kemi rreth 7200 çështje të shqyrtuara në vit, gjë që është e pamundur. Gjykata e Apeli do t’i duhet rreth 6 vite që të heqin këtë lloj evadimi që kanë aktualisht.’- tha Kasmi.