Home Kosova Haradinaj: Të eliminohen pajisjet përgjuese që Serbia ka instaluar në Kosovë

Haradinaj: Të eliminohen pajisjet përgjuese që Serbia ka instaluar në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dy propozime për ruajtjen  e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë. Me anë të një shkrimi në Facebook Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se Serbia po instalon në Kosovë kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme.

Ai ka i ka kërkuar veçanërist policisë së Kosovës se duhet të rrisë kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime.

“1.Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj. 2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka shkruar Haradinaj.