Home Kosova Haradinaj: Në shtëpinë tonë armë ka pasur qysh nga viti ’91, rezistencën...

Haradinaj: Në shtëpinë tonë armë ka pasur qysh nga viti ’91, rezistencën e filloi Ramushi

Përpjekjet për rezistencë ndaj okupatorëve, familja Haradinaj i kishte nisur shumë kohë më parë, ndërsa për këtë të kohës së fundit ka folur njëri nga luftëtarët e shumtë të kësaj familje.

Në emisionin “n’Demos”, Daut Haradinaj ka deklaruar se ishte vëllai tij, Ramushi ai që e nisi rezistencën kundër regjimit.

“Është krejtësisht e qartë se ka pasur përpjekje prej Ramushit, ai ka qenë në vitet 88’-89’ në ushtrinë e Jugosllavisë, dhe si ushtar i zoti në atë kohë ka marr gradën e togerit, po masi doli prej burgut pat një persekutim direkt të Serbisë, pat një konfrotim fizik në Deçan, dhe u detyru të emigrojë nga Kosova. Pas torturës së madhe që i bënë pas arrestimit, jem detyru, si fëmijë e mbaj mend natën kur e patën largu prej Kosove, dhe pastaj Ramushi ka ardhur në Kosovë por jo në forma të rregullta, dhe më pas ka fillu angazhimi i Luanit, por saktësisht në shtëpinë tonë armë ka pasur prej 91’-92’, nuk kanë qenë armë private, por armë me i rezistu Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ish-komandanti i UÇK-së, ka treguar edhe kohën se kur UÇK filloi të dal në skenë me këtë emër.

Previous articleMedvedev paralajmëron: Nëse fillon Lufta e Tretë Botërore, gjithçka do bëhet pluhur
Next articleFustani ikonik ngjyrë vjollcë i princeshë Dianës shitet në treg me shifrën marramendëse