Home Kosova Haradinaj: Brenda javës epilogu për koalicionin me PDK-në

Haradinaj: Brenda javës epilogu për koalicionin me PDK-në

largea_ramushi-thaqi1359550730Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se brenda javës do të dihet epilogu rreth koalicionit me PDK-në.

Në rast se nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në gjendja do të mbetet kështu siç është deri në kohen e zgjedhjeve. Haradinaj tha se nuk ka ndonjë ndryshim përmbajtësorë të ofertës së mëhershme që i është ofruar PDK-së.

“Do të dihet epilogu i një oferte që i kemi bërë për mundësinë e qeverisjes në vend. Nëse arrihet marrvëshje do të fillojmë me punë, nëse jo, asgjë nuk do të ndryshojë në Kosovë, do të vazhdojmë gjendjen që kemi deri sa të na jepet mundësia për zgjedhje në vend”, ka thënë Haradinaj.

Previous articleBrazil: Numri i të vdekurve nga zjarri arriti në 235 vetë
Next articleAhmeti e uron Xhon Kerin për funksionin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së