Home Aktualitet Hapet në UAMD dega më e re, “Komunikim dhe Marketing Dixhital”

Hapet në UAMD dega më e re, “Komunikim dhe Marketing Dixhital”

Departamenti i Marketingut në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ka bërë me dije se duke filluar nga ky vit akademik 2018-2019 pranë këtij departamenti do të ofrohen dhe studime në ciklin e parë Bachelor në Programin “Komunikim dhe Marketing Dixhital”.
Studentët që do përfundojnë studimet në programin e ciklit të parë Bachelor në “Komunikim dhe Marketing Dixhital” do të pajisen me diplomën përkatëse nga UAMD. Këto studentë do të kenë mundësi të punësohen nga të gjitha bizneset private dhe institucionet publike në departamentet e marketingut, departamentet e komunikimit dhe departamentet e shitjeve. Këta studentë të diplomuar do të jenë në gjendje të drejtojnë, të punojnë dhe të ofrojnë njohuritë e tyre në këto fusha.
E shkuara ka qenë e mediave të shkruara dhe televizive kurse e tashmja dhe e ardhmja i takojnë digjitalizimit. Shumë nga bizneset dhe entet publike janë drejtuar dhe të tjerat po vazhdojnë të drejtohen drejt digitalizimit. Kjo hap mundësi të mëdha për punësimin e studentëve që do të diplomohen në në “Komunikim dhe Marketing Dixhital” në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Universiteti pret aplikime për degën më bashkohore dhe më të kërkuar nga tregu i punës i viteve të fundit!/Bulevard News