Home Slideri Hapet “ Ekspozita vetjake” e Ardian Tragaj

Hapet “ Ekspozita vetjake” e Ardian Tragaj

ekspozitaNga Marinela Dushi / Me datë 16. 03.2013, ditën e shtunë u hap ekspozita personale e Ardian Tragaj. Për dy ditë rresht , ekspozita e përbërë me afro 70 piktura karakteristike është mbajtur e hapur në Galerinë e Arteve Pamore “ Nikolet Vasia” Durrës. Ekspozita vetjake është cilësuar nga drejtori I Galerisë Edmond Agolli, si një ekspozitë të veçantë ku piktori I mirënjohur dhe I talentuar Ardian Tragaj me anë të pikturave na përcjell botën e tij të brendshme, botën shpirtërore të njeriut. “ Është një ekspozitë e botës psikologjike të njeriut e rrëfyer nëpërmjet portreteve me karaktere të ndryshme ku gjithsecili mund të gjej veten e tij “- tha Edmond Agolli, drejtori I Galerise së Arteve, Durrës. Ekspozita vetjake e Ardian Tragaj është hapur dhe financuar me bashkëpunimin e Akademisë së Arteve Evropiane dhe Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës…. Pikturat e Tragaj njihen si një formë komunikimi me botën e brendshme që ndodhet brenda çdo njeriu. Të komunikosh me veten, ta njohësh sekretin e fshehur brenda vetes nuk është e lehtë. Të depërtosh në fshehtësitë e tua d.m.th të krijosh pasqyrë me veten tënde dhe nëpërmjet kësaj pasqyre artisti Ardian Tragaj me një gjuhë të pasur figurative krijon një betejë të ashpër shpirtërore të cilën e manifeston në pëlhurën e bardhë. Një betejë midis dy botëve , tokësore dhe jashtëtokësore. Një betejë midis realitetit ku jetojmë dhe botës së brendshme shpirtërore dhe psikologjike të njeriut. Sipas Jetullah Haliti , kryetar I seksionit shqiptar të Akademisë Evropiane të Arteve, Ardiani është ambasadori midis dy botëve,asaj jashtëtokësore dhe tokësore. Gjithashtu Jetullahu u shpreh se veçori e krijimtarisë së Tragaj janë përsonazhet në pikturat e tij të cilat janë nga vet shoqëria jonë, nga e kaluara,e sotmja,  dhe nga e nesërmja..Ekspozita u hap me fjalimin e drejtorit të Galerisëe së Arteve Edmond Agolli, për të vijuar më tej me Jetullah Haliti, kryetar I seksionit shqiptar të Akademisë së Arteve dhe me  Nikolla Spathari, kryetar I Klubit të Artistëve dhe Shkrimtarëve të Durrësit. “ Pikturat e Ardianit kanë një trajtim krejtësisht psikoanalitik Froidian, pra një zbritje në thellësi të pavetëdijes tonë. Njihet si piktor autodidakt, orgjinal, ku i qëndron besnik krijimtarisë së tij pa u influencuar nga stilet e rrymave të ndryshmë me famë botërore. Ardiani shprehet me një gjuhë figurative, konvcencionale, një gjuhë universale, plot me misticizëm, psikologji dhe filozofi “- tha Jetullah Haliti ne fjalimin e tij të mbajtur me hapjen e ekspozitës. Gjithashtu ai vijoi më tej duke theksuar se kompozicioni I Ardianit është I lehtë, i liruar nga elemente të tepruara, ose thënë ndryshe ai  ç’vesh kompozicionin, I prezanton figurat lakuriq, pa mish , vetëm skeletet duke I lënë në funksion vetëm ato elemente primare pa të cilat nuk mund të ekzistoj një vepër artistike. “    Elemente të tjera të kompozicionit “ Ekspozita Vetjake” të Tragaj, sipas Halitit janë piktura me portrete me vesh të mëdhenj, me gojë të vogël, me hundë të madhe, me dhëmb, pa dhëmb, me gjuhë të nxjerrë jashtë, me trup të deformuar. Këtu artisti është I qartë I cili na tregon për të rëndomtën e përditshme, për filozofinë dhe jetën e rëndë të njeriut, edhe pse mundohet që të papërballueshmen  ta shndërrojë në një sfidë të zakonshme dhe të lehtë, duke përfaqësuar dhe psiqikën dhe tematikën e jashtëzakonshme të zëvendësuar me jashtëtokësorët në një llogjikë shumë të thellë jetike. E veçanta tjetër që Haliti thekson është se tematika e Ardianit flet dhe për histori kombëtare dhe ndërkombëtare ku një ndër to është dhe piktura e të madhit hero, Skënderbeu të piktuaruar me tiparet e stilit Ardian, orgjinal, krejt ndryshe nga Odise Paskal apo dhe shumë të tjerë. Duke I uruar shëndet dhe sukses Ardianit, Jetullahu largohet për të vazhduar me fjalimin Nikolla Spathari, kryetar I Klubit të Artistëve dhe Shkrimtarëve të Durrësit. “ Ajo që vihet re në pikturat  Tragaj është sfondi I bardhë në çdo portretë që do të thotë , e bardha është nëna e të gjithë ngjyrave, është si një prizëm që po ta zbërthejmë dalin të gjithë ngjyrat e ylberit “- u shpreh Nikolla Spathari…. Ekspozita vetjake është një enveniment I mirëorganizuar me përmasa të mëdha, ku përveç gazetarëve të televizioneve të ndryshme kishte dhe të ftuar special si : kreu  bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, prefekti I qarkut Genc Alizotaj, si dhe deputetët si Lefter Koka dhe Gazmend Bishka për të vijuar me shumë të ftuar të tjerë intelektualë, shkrimtarë e piktorë . Por nuk munguan as qytetarët e thjeshtë durrsak për të vizituar “ Ekspozitën Vetjake” të tërhequr nga pikturat karakteristike, të cilat të mbartin të mbërthyer me minuta të tëra për të zbërthyer misterin, mesazhin e vetë autorit, e piktorit të talentuar Ardian Tragaj. Në mesin e të ftuarëve ishte dhe miku I Ardianit, Besnik Salomaj I cili shprehet se ndjehet i suprizuar nga Ardiani. “ unë e njoh prej 15 vite Nanin ( Ardianin). Kemi punuar sëbashku në një zyrë , me një biznes. Nuk e kam ditur pasionin e tij për pikturën. Piktura të cilat mbartin në vetvete filozofi që jo çdo kush mund të zbërthej domethënien e tij “ – u shpreh Besnik Salomaj, miku i Ardianit.

 

Biografia. Kush është Ardian Tragaj

Ardian Tragaj ka lindur në Durrës më 23.07.1967. Studimet  e tij të larta I kreu për Drejtësi. Ai është një biznesmen I suksesshmëm që nga viti 1995, duke e ushtruar aktivitetin e biznesit në fushën e ndërtimit, të policisë private, autoshkollë, kopsht jo publik, karburant, kalçeto, bar restorant etj. Ka qënë anëtar I Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit në periudhën 2003- 2006. Si dashamirës I artit dhe I sportit ka sponsorizuar mbi 10 kampionate futbolli. Njëkohësisht ai njihet si njeri me shpirt human e bujar duke kontribuar në shumë  organizata jo fitimprurëse për të cilat është nderuar  me tituj të ndryshmëm. Ardian Tragaj është botues I një libri me tregime dhe piktor I shquar autodidakt. Pikturat e tij I përkasin shpirtit të tij të mbushur me emocione intensive e të akumuluara përgjatë kohës jetësore dhe për të shprehur në këtë set pikturash. Për një periudhë 2-3 vjeçare ka realizura mbi 200 piktura të cilat janë vlerësuar nga kritikë të artit si brenda dhe jashtë shtetit. Ajo që vlen të theksohet është se piktuarat e tij janë vlerësuar nga kritiku I artit botërorë, Prof. Dr. Andrea Dipre. Gjatë viteve 2010- 2012 Z. Ardian ka hapur disa ekspozita të pikturave të tij ndër të cilat mund të përmendim:

Ekspozitë me 10 piktorë të shquar të qytetit të Durrësit te Pallati “ Aleksandër Moisiu”.

Ekspozitë e përbashkët e me disa piktorë të qytetit të Durrësit te Muzeu Historik Kombëtar Tiranë.

Ekspozitë vetjake e pikturave të tij te Galeria “ JOZEF” Durrës, te Galeria e Arteve Pamore “ Nikolet Vasia” Durrës etj. Galeria LI e ndërtuar posaçërisht nga Ardian Tragaj e cila ndodhet në Lagjen 14 Shkozet, Durrës, gjatë kësaj periudhe është vizituar nga vizitorë të Lagjes 14 Durrës, nxënës të shkollës 9 vjeçare “ ISUF FERRA” nga piktorë të shquar, nga Shqipëria si dhe personalitete të fushës së artit e të kulturës.

Previous articleMancaku: Shkojmë për pikë në Korcë
Next articleAlibia e tre ligjeve si gozhda e Nastradinit, nuk e shpëton qeverinë nga humbja e thellë