Home Politike Hapet bypass-i i Vlorës/ Rama: Miqtë amerikanë nuk e besonin që ishte...

Hapet bypass-i i Vlorës/ Rama: Miqtë amerikanë nuk e besonin që ishte një vepër që i përkiste Shqipërisë

Hapet i përfunduar për qarkullimin e automjeteve bypass-i i Vlorës, një segment kyç për turizmin bregdetar që ofron edhe një panoramë fantastike të gjirit të Vlorës, siç e ka cilësuar kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka pasur edhe kritika.

“Pse nuk ka ndarëse kjo”, tha Rama, teksa kreu i ARRSH-së, e ka sqaruar mbi teknikalitet.

Rama tha se kjo është një vepër shumë komplekse, që është përmbyllur me sukses.

“Miqtë amerikanë nuk e besonin që ishte një vepër që i përkiste Shqipërisë, nuk i besohej, se është shumë komplekse, po nuk e dinë historinë e pseudopronarë, Sistemimet e jashtme duhen dhe 6 muaj”, tha Rama.