Home Rajoni Hakmarrja serbe, i hiqet licenca kompanisë minerare australiane, disa ditë pas deportimit...

Hakmarrja serbe, i hiqet licenca kompanisë minerare australiane, disa ditë pas deportimit të Djokovic

Serbia i ka hequr licencën kompanisë minerare australiane Rio Tinto, një javë pasi Australia largoi tenistin Novak Djokovic nga turneu “Australian Open”.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se qeveria e saj është dakord me protestuesit që duan të mos vijojë projekti i litiumit prej 2,4 miliardë dollarësh, që do ta bënte kompaninë australiane një nga 10 prodhuesit më të mëdhenj të këtij minerali, që është thelbësor për bateritë e makinave elektrike.

“Të gjitha vendimet dhe licencat janë anuluar. Ai projekt është mbyllur”, tha Brnabic.

Miniera në Jadar parashikohej që të prodhonte mjaftueshëm litium për të furnizuar 1 milion makina elektrike.