Home Bota Guerilët sirianë zënë rob guvernatorin e një province

Guerilët sirianë zënë rob guvernatorin e një province

guerriletAktivistët thanë se kryengritësit sirianë kanë zënë rob guvernatorin e provincës veriore të Rakas (Raqqa) pasi që morën së pari kontrollin mbi kryeqytetin provincial.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se kryengritësit kanë kapur guvernatorin Hassan Jalili pas përleshjeve që ndodhën afër rezidencës së tij në qytetin e Rakas.

Jalili është zyrtari më i lartë që kapet nga guerilët, të cilët po luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad.

Previous articleSkandali i Ujësjellësit të Durrësit, 2 miliard lekë për “investime” në prag të fushatës elektorale
Next articleMourinho: Manchester United-Real, si një finale