Home Kuriozitete Grupi pro Kremlinit raportohet se ka kryer sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian

Grupi pro Kremlinit raportohet se ka kryer sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian

Një grup pro Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e Parlamentit Evropian. Në fakt, kjo ndodhi pasi ligjvënësit e këtij institucioni e kanë shpallur Rusinë si shtet që sponsoron terrorizëm.

Kështu ka pohuar udhëheqësja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm kibernetik të sofistikuar. Një grup pro-Kremlinit e ka marrë përgjegjësinë”, ka thënë Metsola përmes një postimi në Twitter.

“Ekspertët tanë të teknologjisë informative janë duke punuar dhe duke mbrojtur sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne shpallëm që Rusia është shtet që sponsoron terrorizëm. Përgjigja ime është: Lavdi Ukrainës”, ka thënë ajo.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, ligjvënësit kanë marrë këtë vendim për Rusinë, duke thënë se sulmet ushtarake të Moskës ndaj shënjestrave civile dhe në infrastrukturë të energjisë, spitale dhe shkolla, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Previous articleFOTOT/ Dash Sula “kokë më kokë” me Edi Ramën në Kuvend: Çfarë i dorëzoi deputeti?
Next article“Prapaskenë pas Kuvendit”, Rama publikon foton “qull në djersë”: I sapodalë nga zhytja në histori për Durrësin