Metallica kanë njoftuar se vitin e ardhshëm do të publikojnë albumin e tyre të dymbëdhjetë në studio, ’72 Seasons’, si dhe kanë publikuar edhe këngën e parë, ‘Lux Æterna’. Duke folur për titullin e albumit, kryesori i grupit James Hetfield tha se ky album ka si tematikë, një moral të rëndësishëm që lidhet me anën e errët të fëmijërisë që ne e kuptojmë kur rritemi, shkruan completemusicupdate.com.
“Unë mendoj se pjesa më interesante e kësaj është studimi i vazhdueshëm i atyre besimeve thelbësore dhe se si ai ndikon në perceptimin tonë për botën sot. Pjesa më e madhe e përvojës sonë të të rriturve është rishfaqja ose reagimi ndaj këtyre përvojave të fëmijërisë. Fëmijëri e burgosur duke u çliruar nga ato robëritë që mbajmë”, tha Hetdield.
Grupi gjithashtu ka njoftuar datat e turneut botëror nga prilli i vitit të ardhshëm deri në shtator 2024. Ata do të luajnë dy netë në çdo qytet që vizitojnë, duke premtuar se çdo natë e secilës palë do të ketë dy setlista krejtësisht të ndryshme.
“Asnjë përsëritje. Nëse e luajnë në natën e parë, nuk do ta dëgjoni në të dytën. Edhe aktet e hapjes do të jenë të ndryshme në të dyja netët. Megjithatë, asnjë nga ato shfaqje nuk është në MB”,tha Metallica.
Shiko videon këto:
Albumi është caktuar për publikim më 14 prill, duke mbërritur gjashtë vjet të tëra pas LP-së së tyre të fundit, ‘Hardëired… To Self-Destruct’ të vitit 2016.