Home Politike Grupi i Berishës kërkesë për mocion me debat për raportin e DASH,...

Grupi i Berishës kërkesë për mocion me debat për raportin e DASH, Nikolla: Ja kur do mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Teksa sot grupi i Berishës depozitoi një kërkesë në Kuvend për t’u mbajtur sot një mocion me debat për raportin e DASH ku evidentoheshin disa problematika për Shqipërinë, kjo gjë nuk u pranua nga parlamenti.

Gjatë fjalës së saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla pohoi se brenda 3 ditësh do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku do të vendosë për kërkesën për mocionin.

“Brenda 3 ditësh do të mbledh Konferencën e kryetarëve dhe do të vendoset për kërkesën për mocion”, tha Nikolla, ndonëse deputetët demokratë kërkonin që ajo të futej sot në rend dite.

Previous article”Huffington Post”: Rama e etiketon të turpshme gjuhën e Braverman për migrantët
Next articleAktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD