Home Histori Gruaja serbe e Martin Camajt

Gruaja serbe e Martin Camajt

Nga Ardian Ndreca

Nji kujtim i veçantë për nji person të mrekullueshëm, Nina Bogdanović, grueja e Martin Camajt, të cilin ai e njohu në Beograd ku ajo kishte lindë në vitin 1924.

Martini u martue me të në qershor të vitit 1951.

Nina studjoi së pari sllavistikë në Universitetin Karlova në Pragë e mandej në Beograd ku bashkëpunoi edhe me prof. Henrik Barić.

Nina kishte ruejtë nji mirësi të parahershme, e keqja që i kishte ra për hise me mbajtë mbi supe në jetë nuk kishte lanë vraga tek ajo.

Përpara ma se nji dekade pata botue disa letra të saja dashunie drejtue Martinit të gjetuna rastesisht në nji antikuar romak, mandej pata fatin me e njohtë personalisht e me vijue ndër vite me pasë nji shkëmbim të dendun epistolar.

Tek vëllimi “Kanga e vërrinit” i vitit 1954, kushtimi i Camajt për të ishte:

“Dhimbës s’ême.

– Ninës –

Martin”.

Ajo vetë më thonte se nuk e kishte kuptue mirëfilli çka kishte dashtë me thanë me atë kushtim Martini, por i vinte në mend nji shprehje e Dostojevskit (ljubov stradanje) e thonte se ndoshta dashunia asht kryesisht dhimbë!

E kujtoj me shumë mall! Nji “shpirt i bukur” do të kishte thanë Schiller për të, shpirt i rrallë!