Home Aktualitet Gruaja që shtyu Nënë Lizën në protestë, nënë e dy fëmijëve që...

Gruaja që shtyu Nënë Lizën në protestë, nënë e dy fëmijëve që punojnë në Bashkinë e Tiranës

Protesta e djeshme kundër rritjes së çmimeve u shoqërua edhe me një incident mes vetë protestuesve. Një grua shtyu për ta alrguar Nënë Lizën ndërkohë që kjo e fundit po fliste. Ngjarja  bëri bujë në media, mirëpo thellohet më shumë kur mësohet se kush është gruaja që e shtyu atë. Sipas gazetares së emisionit STOP, Domenika Bajraktari, gruaja në fjalë quhet Drita Arapi dhe i ka të dy djemtë të punësuar në Bashkinë e Tiranës.

“Kjo në foto është DRITA ARAPI me adresë në Facebook Drita Fjoli. Kjo trimja që shtyn Nënë Lizën është nëna e dy fëmijëve që punojnë te Bashkia e Tiranës, njëri të zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake. Pra qartazi zonja nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare. 

Drita ka qenë në protestë për të prishur protestën dhe për të DHUNUAR NENE LIZEN. Meqenëse Drita do të veprojë kështu, atëherë e ftoj me edukatë të më shkruajë dhe të takohem me të nga afër që të diskutojmë se çfarë e shqetëson. Sepse kush prek Nënë Lizën, ka prekur dhe gjyshen time…,” shkruan gazetarja.

SOURCEbulevard news
Previous articleJa çfarë ndodh me trupin tuaj kur urreni punën…
Next articleNjihuni me super-snajperisten e Putinit, nënë e dy fëmijëve e kapur peng nga Ukraina, thuhet se ka vrarë rreth 40 njerëz