Home Bota Gripi dhe pneumonia vranë po aq britanikë sa Covid javën e kaluar

Gripi dhe pneumonia vranë po aq britanikë sa Covid javën e kaluar

Sëmundjet e tilla si gripi dhe pneumonia po vrasin më shumë njerëz sesa koronavirusi në britani të Madhe. Të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se javën e kaluar dhjetë herë më shumë njerëz vdiqën nga gripi dhe pneumonia sesa nga Covid-19 – shkruan e përditshmja The Sun.

Nga vdekjet e regjistruara në javën që përfundon më 28 gusht në BM, vetëm 101 përmendën koronavirusin. ONS shprehet se 12.6 për qind e vdekjeve ishin shkaktuar nga gripi dhe pneumonia, kundrejt 1.1 për qind që ishin shkaktuar nga Covid-19. Ekspertët tani kanë paralajmëruar se ndërsa ka pasur një rritje të rasteve të koronavirusit, sëmundje të tjera janë gjithashtu të përhapura në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat nga ONS gjithashtu thonë se vdekjet nga Covid-19 janë ulur- thuhet ne artikull.

Zyra për Statistika Kombëtare deklarojnë se : “Numri i regjistrimeve të vdekjeve në Angli dhe Uells që përfshinë Covid-19 u ul me 37 vdekje nga 138 në Javën 34 në 101 në Javën 35, numri më i ulët i vdekjeve Covid-19 të regjistruara që nga Java 11 (java që mbaron me 13 Mars) – javën e parë u regjistruan vdekjet Covid-19 (pesë vdekje). “Nga të gjitha vdekjet e regjistruara në Javën 35, 1.1 përqind përmendën Covid-19, nga 1.4 përqind në Javën 34 “.

Prof Karol për Daily Mail tha  se qeveria duhet të pranojë se edhe sëmundjet e tjera ende po vrasin njerëz.

SOURCEbulevard news
Previous article“Meta kryeministër, Berisha president”, sa fat paska pasur ky Edi Rama!
Next articleÇështja e nxehtë e detit me Greqinë/ Zbulohet lëvizja urgjente e Edi Ramës