Greqia feston sot ditën e pavarësisë të fituar pas revolucionit të vitit 1821. Mediat vendase shkruajnë se 25 Marsi 2023 shënon 200 vjet nga dita kur grekët u revoltuan kundër osmanëve në 1821 për t’i dhënë fund pushtimit 400-vjeçar.
Parada e madhe ushtarake e Forcave të Armatosura dhe të Sigurisë për të festuar Ditën e Pavarësisë Greke u zhvillua para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në qendër të Athinës.
Avionë, helikopterë, sisteme ultra moderne ushtarake parakaluan në sheshin Singama të Athinës në nder të monumentit të ushtarit të panjohur dhe nën nderimet e klasës politike vendase, në krye të së cilës ndodhej presidentja e vendit Katerina Saqelaropulu, deputetë, ministra dhe pjesëtarë të trupi diplomatik të akredituar në Greqi. Festime të ngjashme u mbajtën në të gjithë vendin.