Home Rajoni Greqi/ U nis nga Polonia, alarm për bombë në avion, evakuohen me...

Greqi/ U nis nga Polonia, alarm për bombë në avion, evakuohen me urgjencë pasagjerët

Një alarm për bombë në një avion Boeing 737 i Ryanair me 192 persona në bord, nga Katowice, Poloni, me destinacion Athinën.

Mediat greke shkruajnë se në orën 17:40 avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, ndërkohë që po bëhet evakuimi i shpejtë dhe kontrolli për mjete shpërthyese.

Raportohet se në këtë moment po vazhdon procedura e evakuimit, ku pasagjerët po kontrollohen një nga një dhe sipas procedurës, nuhaten nga qentë e trajnuar posaçërisht. Kur të gjithë të kontrollohen si dhe bagazhet. Kërkimi i imtësishëm do të bëhet në të gjithë avionin. Procesi pritet të marrë pak kohë.

Previous article“Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të”.
Next articleTurbullirat pas reshjeve, MSh apel qytetarëve që ta vlojnë ujin për të shmangur shpërthimin e epidemive