Home Bota Greqi, situata vjen erë baruti, mjekët përzënë me dhunë deputetet e qeverisë...

Greqi, situata vjen erë baruti, mjekët përzënë me dhunë deputetet e qeverisë së koalicionit!

largea_athina1364848548Situata në Greqi, dita-ditës rëndohet edhe më shumë dhe i ngjanë një fuçie baruti me fitil të ndezur!
Ditën e sotme, në një seminar për mjekësin që organizohej nga Federata e Mjekëve të vendit, ishin të ftuar dhe dy deputet nga partitë e koalicionit Dhimitris Kristogianis nga “Demorkracia e Re”, Katerina Marku nga DHMAR, ndërsa deputetin e parë e ulën me forcë nga foltorja.

Ndërsa deputeti Kristogianis po mbante fjalim nga foltorja, një grup mjekësh reaguan, kurse njëra prej tyre reagoi më ashpër duke e quajtur “këlysh të trojkës” dhe iu vërsul duke i thënë: “Ulu poshtë nëse ke ndërgjegje, nuk të vjen turp! Këlysh i trojkës”.
I menjëhershëm ishte reagimi i të pranishmëve të cilët iu vërsulën deputet dhe e ulën me forcë poshtë, derisa sa i nxorën nga salla

Previous articleSHBA: Nuk ka mobilizim ushtarak në shkallë të gjerë në Phenian
Next articleProkurori Isufaj, hetimet në rastin “Asanaj” mund të rihapen