Home Rajoni Greqi/ 6,565 raste të reja dhe 78 viktima në 24 orët e...

Greqi/ 6,565 raste të reja dhe 78 viktima në 24 orët e fundit! 621 të shtruar në spitale

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 6,565 raste të reja me koronavirus ndërsa 78 pacientë kanë humbur jetën. Sa i përket situatës në spitale, 621 pacientë ndodhen në kujdes intensiv.

Shifrat e koronavirusit prej ditësh kanë qenë të larta në vendin fqinj, ndërsa kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 7,108 infektime dhe 93 të vdekur.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi, janë regjistruar në total 17,693 vikima, prej të cilëve 95,4 për qind kishin sëmundje shoqëruese dhe 908,222 të infektuar.