Home Rajoni Greqi/ 2 makina i zënë pritë shqiptarëve dhe i sulmojnë me thika,...

Greqi/ 2 makina i zënë pritë shqiptarëve dhe i sulmojnë me thika, ja si është gjendja shëndetësore e tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mediat helene shkruajnë se dy shqiptarë janë sulmuar me thikë e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Kehrinias në Amfiloxia, ndërsa autoritetet kanë mundur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes. Sipas tyre, tre automjete i kanë prerë rrugën një mjeti tjetër. Prej tyre kanë dalë 8 persona, të cilët pasi janë grindur fillimisht me fjalë, kanë sulmuar me thikë pasagjerët e mjetit tjetër, më konkretisht dy shqiptarët.

Njëri prej tyre, i identifikuar si 41-vjeçar ka marrë plagë në shpinë dhe shpretkë., ndërsa aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë është duke marrë në pyetje dy shqiptarët për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.