Home Ekonomia Grant deri në 70% të investimit në energji të rinovueshme, Krifca: Mbështetje...

Grant deri në 70% të investimit në energji të rinovueshme, Krifca: Mbështetje edhe me IPARD III

Energjia e rinovueshme është një nga sektorët që mbështet programi IPARD II, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bëri të ditur se, deri tani janë financuar 27 sipërmarrje për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ku përfshihen stallat, magazinat për ruajtjen e produkteve, bujtinat, linjat e përpunimit etj.

“Programi IPARD II, financon grante nga 50 % deri në 70 % të vlerës së investimit për prodhimin e energjisë së rinovueshme në sektorin e bujqësisë”, informoi ministrja.

Sipas saj, kjo është një mënyrë shumë e mirë për kursimin e energjisë elektrike dhe pakësimin e kostove për fermerët, përmes ndërtimit të paneleve fotovoltaike në sipërmarrjet rurale, kursen deri në 90% të konsumit të energjisë elektrike.

Krifca tha se, mbështetja për të këtë sektor do të vijojë edhe në programin IPARD III, me qëllim uljen e kostove për ekonominë fermere.

“Fermerët dhe sipërmarrjet rurale, do të përfitojnë nga një akses më i gjerë në financim për projekte të ruajtjes energjetike, falë edhe programit IPARD III, që nis vitin që vjen”, theksoi ministrja Krifca.

Previous articleBerisha-Meta forcë kryesore e opozitës? Escobar-shqiptarëve: Të mos kthehemi pas kur mund të shikojmë nga e ardhmja
Next articleNdërron jetë në mënyrë të papritur sportistja 36-vjeçare