Home Kronika Grabitja e noterit në Sarandë/ Mesazhi i autorëve:Ti je Tomi? Kam ardh...

Grabitja e noterit në Sarandë/ Mesazhi i autorëve:Ti je Tomi? Kam ardh me porosi për të të vrarë

Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitje dhe dhuna që iu ushtrua noterit Thoma Kaçit në Sarandë.

Mësohet se noteri së bashku me bashkëshorten dolën mëngjesin e datës 20 nëntor nga banesa dhe po prisnin ashensorin. Në ato momente, pranë tyre u afruan dy persona të armatosur, të cilët e pyetën se nëse ai ishte Kaçi. Më tej autorët i bënë të ditur se kanë një porosi për të kryer dhe për ta vrarë pasi noteri ishte në hasmëri. Dy personat futën nën kërcënimin e armës çiftin e bashkëshortëve në banesë, aty ku dhunuan burrin e më pas morën sasinë e parave.

‘Teksa bashkëshortët Kaçi kanë qenë duke pritur ashensorin për të zbritur, dy persona të panjohur prej tyre, ku njëri prej të cilëve mbante një armë zjarri të ngjashme me armën automatike të modelit 56, kalibrit 7.62 mm, e njohur në publik me emrin ‘Kallashnikov’, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘kur po zbriste nga çanta ka nxjerrë një kallashnikov’, nëpërmjet kërcënimeve me këtë armë, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘në fillim nuk e vura re mirë por kur pashe se po bënte mbushje kuptova se ishte armë kallashnikov dhe vura re se kishte dy karikatorë të lidhura me njëra tjetrën’, i kanë rikthyer në banesë. Për mënyrën e rikthimit në banesë shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘personi që mbante armën në dorë më pyet ‘ti je Tomi Kaçi? Unë kam ardh me porosi për të të vrarë ty pasi je me hasmëri dhe unë nuk mund të iki pa kryer porosinë, ose do të më japësh lekë, në të kundërt do të të vras. Më tha ‘hape derën e shtëpisë dhe i thotë shokut të tij ‘merre zonjën’, dhe na detyruan të hymë në brendësi të banesës’.’- thuhet në një pjesë të dosjes.