Home Kosova Grabitet nën kërcënimin e armës taksisti në Prishtinë, i marrin 90 euro...

Grabitet nën kërcënimin e armës taksisti në Prishtinë, i marrin 90 euro dhe dy telefona

Punëtori i një kompanie taksish në Fushë Grashticë (Prishtinë) ka raportuar se dy persona të cilët janë paraqitur si pasagjer  në fillim e kanë grabitur më pas atë.

Shoferi ka treguar se pasi dy pasagjerët kanë mbërritur në lokacionin që kanë kërkuar nuk kanë paguar detyrimin por nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 90 euro dhe dy telefona të firmës.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, ndërkohë rastet e grabitjeve të taksistëve në Kosovë ditët e fundit janë rritur.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/ Fsh. Grashticë 10.05.2022 – 00:10. Ankuesi mashkull  kosovar punëtor-vozitës Taxi ka raportuar se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjer të cilët kishin kërkuar që të i dërgoj në fshatin Grashticë dhe pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar armën e zjarrit-revole dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth nëntëdhjetë (90) € para te gatshme si dhe dy telefona te firmës. Rasti nën hetime.