Home Sport Goditje e rëndë për Spanjën… në kuzhinë

Goditje e rëndë për Spanjën… në kuzhinë

Që ky i Katarit është një Botëror anormal e dinë të gjithë. Vendi, polemikat, çmimet, vapa, oraret. Është gjithçka e çuditshme.

Por për Spanjën ka një problem më shumë: la Roja duhet të bëjë pa një element thelbësor të saj, një pjesë që nuk ka munguar në të gjithë Botërorët e luajtur nga Spanja: proshuta e derrit.

Në Katar nuk do të lejohet asnjë produkt derri, kështu që spanjollët nuk mund të marrin me vete “jamon”-in.

Në listën e produkteve të ndaluara janë edhe substancat narkotike, armët, municionet, substancat radioaktive, produktet e falsifikuara, objekte që mund të jenë ofenduese për fetë e tjera, imazhe të dhunës ekstreme, pornografi dhe pije alkoolike.

Previous articleGazetarë dhe diplomatë, në promovimin e librit të Mero Bazes
Next articleStuhia më vdekjeprurëse godet Nju Jorkun, autoritetet ngrenë alarmin