Një 28-vjeçar është arrestuar në Aeroportin e Rinasit pasi ka goditur një punonjës policie.
Bëhet me dije se shtetasi 28-vjeçar me inicialet E.P, banues në Mat ka goditur një punonjës policie në ambjentet e Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të detyrës.
Nuk dihen ende detaje të hollësishme për sulmin ndaj punonjësit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në Mat, pasi në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.