Nga Ardit Faja
Rrugës që të dërgon për në unazën e qytetit, të bie në sy godina e sapondërtuar e kopështit për fëmijë. Nga tërmeti i para dy viteve, ashtu si shumë pallate e shtëpia të cilat u rrënuan, u dëmtua rëndë dhe kopështi i fëmijeve këtu në Shijak.
Vërtet që urgjente për qytetin ishte rindërtimi i pallateve, por ama dhe fëmijet e vegjël të kopshteve, kishin mbetur pa të tashme. Përveçse kujdesit të madh që u tregua për banorët në përgjithësi, jo më larg se para një viti, rifilloi punimet dhe ndërtimi i kopështit për këta fëmijë. Aty u punua përgjatë gjithë vitit pa pushim, në dimër në verë e me vështiresiteë e ndërtimit, dhe ja, sot ai është gati për të hapur dyert për vocërrakët e qytetit.
Një punë e përkryer, jo vetëm për nga efekti estetik por besoj dhe për nga kushtet e krijuara për to. Mua më bëri përshtypje ndaj dhe po shkruaj për këtë godinë kaq të bukur, të rindërtuar nga themelet! Mirënjohje dhe respekt për kryeministrin i cili e ka iniciuar dhe aprovuar të gjithë këtë investim, por dhe për Kryetarin e Bashkisë tonë z.Elton Arbana angazhimi i të cilit në të gjithë situatën e rindërtimit në Shijak është kuptimplotë e shumë domethënës. Urimet më të mira për këtë sipërmarrje për fëmijët e kopshtit në Shijak!