Home Rajoni Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua...

Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë

Pas një incidenti në protestën “Serbia kundër dhunës” në Beograd, një shtetas amerikan është dënuar me 30 ditë burg, ndërsa një 22-vjeçar është dënuar me 15 ditë burgim.

Por siç pretendojnë mediat serbe, shtetasi amerikan dyshohet se kishte provokuar më parë qytetarët që ndodheshin aty.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, pas konsultimit me prokurorinë kompetente, kundër njëzet e dy vjeçarit dhe një shtetasi amerikan, me banim të paregjistruar në Serbi, janë ngritur kallëzime për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Me vendim të Gjykatës për Kundërvajtje në Beograd, shtetasi amerikan është dënuar me 30 ditë burg, ndërsa njëzet e dy vjeçari është dënuar me 15 ditë burgim, në të cilin është dërguar menjëherë.

Previous articleSipas deklaratave tatimore, grekët mezi mbyllin vitin
Next articlePranoi se kishte spiunuar për rusët/ Ish-agjenti i FBI-së gjendet i vdekur në qelinë e burgut