Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për të shfuqizuar Bordin e çmimeve të ushqimeve.
Në një postim në Facebook, Tabaku u shpreh se “Bordi komunist” rriti me 30% çmimet e shportës në kohën e krizës, dhe uron që ky të jetë një fillim i mirë dhe për karburantet.
Gjykata Kushtetuese shpëton shqiptarët nga bordet socialiste dhe i jep të drejtë grupit parlamentar të PD! Bordi çmimeve të ushqimeve është antikushtetues!
Një tjetër betejë e fituar nga Grupi Parlamentar i PD që dërgoi ne GJK Bordin e Çmimit të Ushqimeve!
Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul!
Shpresoj shumë që ky të jetë një fillim i mirë dhe për vendimin mbi bordin e karburanteve.
Politika në ndihmë të qytetarëve është pikërisht kjo! Pasi kjo e sotmja është një fitore mbi të gjitha e shqiptarëve që përtej bindjeve politike do të çlirohen nga një bord komunist dhe antikushtetues.
Bordi Socialist tanimë duhet shkrirë! Ndërsa qytetarët presin të merret vendimi mbi Bordin e Karburanteve që penalizon shqiptarët dhe kënaq oligarkët !