Home Aktualitet Gjykata i ktheu vulën Alibeajt, reagon Bylykbashi: Vendim i marrë nën presionin...

Gjykata i ktheu vulën Alibeajt, reagon Bylykbashi: Vendim i marrë nën presionin e Ramës

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në Gjykatë tha se ky vendim është marrë nën presion të Edi Ramës, duke e cilësuar si ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare.

“Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë. Vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, ka thyer çdo rregull, që deri më sot ka vendosur legjislatori dhe jurisprudencë. Sot gjykata zhbëri 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen e anëtarëve me votë që demonstruan se kush është vullneti i demokratëve, vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. U vra pluralizmi. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat nga organet kolegjiale të PD-së.  Ato nuk përfaqësojnë PD por një logo që e ka zgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së dhe populli opozitar ishte sot në shesh. Vendimet e  PD-së do t’i marrin organet e saj. Ka rënë nën thundrën e Edi Ramës”, tha Bylykbashi.

Previous articleVENDIMI/ Vula e PD, Gjykata e Apelit i jep të drejtë grupit të Alibeajt: Zhbëhet vendimi i Agron Zhukrit, që ia jepte PD-në Berishës
Next articleVendimi i Apelit është për t’u përshëndetur vetëm pse gjykata s’u ndikua as nga “revolucioni, as nga presioni i pushtetit