Home Aktualitet Gjykata e Posaçme i sekuestron makinën e blinduar Durim Bamit

Gjykata e Posaçme i sekuestron makinën e blinduar Durim Bamit

Gjykata e Posaçme i sekuestron makinën e blinduar Durim Bamit. Në datë 8 shkurt makina e Bamit u sekuestrua në kushtet e emergjencës nga Operacioni Forca e Ligjit. Prokuroria e Posaçme i dërgoi kërkesën Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që dha ‘OK’ duke miratuar kërkesën për sekuestrimin e makinës, tip “Audi” ngjyrë të zezë.

Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

1560326786_11086044979224378756206799676468n0.jpg

Hetimi, që u udhëhoq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk mundi të provojë asnjëherë akuzat e Tom Doshit dhe, për pasojë, prokuroria ngriti akuzë “Kallëzim të rremë” për tre personat e sipërcituar, por më pas shpëtuan. Durim Bami në 12 shtator të vitit 2018 u kontrollua nga policia në kuadër të një operacioni të gjerë në Krujë dhe Fushë Krujë. Ai ka qenë shoqëruar disa herë në polici por më pas është lënë i lirë.

VIABulevard News
Previous articleGattuso: Ky ishte gabimi ynë i vetëm kundër Barcelonës
Next articleSherr me thika mes dy të moshuarve në një lokal të Vlorës, plagoset rëndë njëri prej tyre