Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se nuk është kompetencë e KQZ retorika fyese e përdorur gjatë fushatës zgjedhore.
Megjithatë nuk kurseu thirrjen që të vetëpërmbahen. Edhe për posterat me material propagandistik tha se s’janë përgjegjësi e KQZ.
“Çështja e përmbajtjes të materialeve propagandistike nuk është e lidhur me kompetencën e KQZ. Ajo cfarë është në kompetencën tonë është vendndodhja e këtyre posterave.
Si e ndërtojnë retorikën liderët politikë, kryeministri apo kryetarë të opozitës është cështje e tyre dhe shkon përtej kompetencës tonë.
E vetmja gjë që mund të themi është që të ribëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politikë por duhet të pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë”, tha Celibashi.