Home Editorial Gjobvënia dhe mashtrimi për kënvështrimin e Igli Carës

Gjobvënia dhe mashtrimi për kënvështrimin e Igli Carës

turiNga Artur Llana / Ka disa ditë që kreu i PD-së së Durrësit, Igli Cara, ka nisur një propogandë komuniste ndaj gazetës “Bulevard” dhe ndaj meje personalisht. Është shumë shpejtë që unë të flas për detaje që ai po i përdor si propogandë ndaj gazetës edhe pse kurrë atij nuk i ka mbetur shkrim pa u botuar dhe aq më shumë dhe nuk i ka munguar hapësira në këtë gazetë. Ka qenë zgjedhje e klanit të tij ordiner me në krye Telitin që nuk kanë pasur nevojë për gazetën “Bulevard”. Nuk dua të justifikoj asgjë nga vetja ime përveç se zotit Cara dua ti them se në pozicionin që është dhe për institucionin që përfaqëson duhet të ketë kujdes kur nxitohet për të dhënë etiketime. Nuk ndihem aspak keq që më quan nëpër tavolina legen apo komunist pasi për të dyja këto epitete kemi kujt ti referohemi. Im atë nuk qe asnjë ditë komunist dhe është në varr me dy gishta dhe për respekt të të vdekruve të paktën nuk duhet ta deklarojë një gjë të tillë. Se sa komunist jam apo sa komunista ka ai në parti këtë do të na e tregojë koha se kam bërë marrëveshje me veten për të mos dhënë detaje. Gjithsesi në një shoqëri të kriminalizuar ku o duhet të jesh me PD-në ose armik i saj unë kam zgjedhur një tjetër pozicion pasi i kam shërbyer siglës së parë me eshtrat e babës në varr dhe me të gjithë kontributin dhe formimin tim, madje dhe atëherë kur në dogana ose rruheshin mjekrra ose mateshin numrat e sytjenave të grave. “Bamirësi” e Igli Carës ka koston për mua jo si individ, pasi ca gjëra ose nuk më kanë interesuar ose ai nuk i ka pasur në dorë. Ai do të ndihet një ditë i turpshëm që e ka mbushur PD-në me komunistë në drejtim dhe në fakt nuk jam unë komunisti ose spiuni i PD-së, po thjeshtë prurjet e tij që i kanë humbur llogjikën jo vetëm të politikanit po edhe të doganierit. Nëse Igli Cara do të kishte ardhur një herë të vetme në redaksi do të shihte se ka një foto të tim eti në minutat e fundit të vdekjes që më la edhe amanetin për për të mos i votuar kurrë komunistët. Kam frikë se nëse do të kërkojë nëpër arkiva ai do të gjejë foto me grushtin lart që im atë nuk e bëri kurrë. I thashë të gjitha këto pasi ka ditë që nëpër ambjente të ngushta po që në fakt me dashje po mundohet të përdhosë identitetin tim që ka të njëjtin mbiemër që ka pasur dhe babai im dhe gjyshi im po edhe më larg se kaq. Të gjithë këtë po e bën nëpër lokale ku herë shfaqet si psokolog dhe herë si politikan po që në fakt ka mbetur ai oficeri ordiner i doganës dhe po mundohet ti japë amballazhin se po i ndëhyj në jetën private. Kjo është lojë e ndyrë pasi jetën private unë nuk e shikoj se kujt i ka qenë babai komunist, apo jam unë nga fshati apo ai nga fshat i Shijakuk, po te ca gjëra të tjera që unë ja kam respektuar deri në maksimum, kohët e fundit është fokusuar në një tjetër drejtim që për turp po e drejton po vetë ai. Zoti Cara e di mirë që unë jetoj në një shtëpi me qera. Po të mos ishte detyrimi im për të komunikuar me lexuesin do ti thoja ca detaje të dhimbshme edhe në raste mortore. Ka disa javë që Igli Cara po përpiqet të krijojë një imazh të gazetës se ajo mbijeton me gjoba që unë ja vendoskam drejtorëve që i ka vendosur ai. Robt e shtëpisë atij drejtori që nuk del publikisht dhe të më denoncojë nëse i kam vënë gjobë, nëse e kam kërcënuar apo edhe të tjera të këtij lloji. Unë kam tetë vite në treg si gazetë, e kam nisur atë kur ka fituar PD-ja, i bindur se do të kisha hapësirën jo për kërcënime, po për të ushtruar profesionin që kam 17 vjet që e bëj. Këto tetë vite kam parë se miqtë njihen në moment të vështira dhe se pushteti i seleksionon si me shoshë shkërdhatat politikë që kujtojnë se do të jenë të përhershëm. Zoti Cara ka bërë një tentativë të rrezikshme para disa ditësh duke zhdukur dhe djegur gazetën nga tregu. E ka bërë ai dhe një palo drejtoreshë që kishte zgjedhur një “laluc” lushnje me emër shpendi për ta mbledhur gazetën. Mirë ka bërë se ka treguar se kush është mentaliteti komunist, se ku qëndron ai dhe se kush e ka filozofi atë. Nuk e them as për servilosje dhe as për frikë. Le të dalë një drejtor nga PD-ja apo një qytetar që ka sjellë një shkrim dhe unë nuk e kam botuar. Nuk është faji im që selia e PD-së e ka zhvendosur propogandën te karkalecat dhe aragostat. Duke dashur të bëjë një propogandë të turpshme aq më shumë ndaj një miku të tij, pasi kështu më ka konsideruar, por duke deklaruar se unë qenkam gjobëvënës kam vetëm një pyetje për të cilën i kërkoj të shprehet. Nëse del qoftë dhe një drejtor që unë e kam kërcënuar për lekë, unë jam gjobëvënës dhe pranoj çdo ndëshkim. Nëse ai nuk gjen një të tillë unë do t’i listojë qindra qytetarë që i ka gënjyer dhe mashtruar jo si kryetar i PD-së së Durrësit, po si doganier që di të tregojë se ende nuk e ka identitetin për tu përballur me qytetarët. Në numrin e ditës së premte unë do të listoj të gjithë drejtorët e Durrësit dhe do t’i kërkoj atyre publikisht se kë kam kërcënuar për gjobvënie. Pas kësaj do t’i them po publikisht dy fjalë mikut tim Igli Cara, për të ndyshuar qëndrim, për të mos hedhur baltë për eshtrat e atij që kalben me dy gishta në varr dhe aq më shumë për t’i treguar se propaganda nuk bëhet me gazeta që fallen rrugës, po me gazeta që digjen si në kohën e mesjetës. Ky është mentaliteti i tij. Të tjerat i flasim!

 

Previous articleKolapsi, metodë pune e së majtës në politikë
Next articleXhaxhi militanti bën dekleratën më të çuditshme: Petriti e rreh Sokolin, po të dojë Olldashi