Home Kronika “Gjoba ka efekt zinxhir te buxheti i shtetit”, drejtori i Prodhimit të...

“Gjoba ka efekt zinxhir te buxheti i shtetit”, drejtori i Prodhimit të ‘Birra Tirana’: Shteti ta mendojë edhe njëherë, po godet biznesin vendas

Drejtori i Prodhimit të ‘Birra Tirana’ nga protesta e punonjësve të kësaj fabrike pohoi se gjoba e vendosur nga Tatimet ka efekt zinxhir në buxhetin e shtetit.

Ai tha për News24 se qeveria po tenton të imitojë që të bëhet si vendet e tjera të botës, por po godet biznesin vendas.

“Kjo gjobë e padrejtë, efekti është zinxhir. Nga birra, pra pijet alkoolike, shteti vjel të ardhura. Sasia e të ardhurave që merret nga këto produkte është i madh. Shteti ta mendojë dhe një herë, se ky proces është zinxhir, shuma në buxhetin e shtetit është e vogël duke marrë shkas nga ajo që do marrë.

 

 

Ne mundohemi të ecin para, të imitojnë botën, por po godasim biznesin vendas. (qeveria)”, tha ai.

Previous article“Aksidentohet” Presidenti? Begaj shfaqet i fashuar në takimin me homologun azer
Next articleElina Xhengo, medalje ari në Kampionatin Evropian