Home Kronika GJKKO rikthen në SPAK dosjen për kryebashkiakun e Mallakastrës: Ka nevojë për...

GJKKO rikthen në SPAK dosjen për kryebashkiakun e Mallakastrës: Ka nevojë për hetime shtesë!

Gjykata e Posaçme ka rikthyer sot në SPAK dosjen për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Isamili, me argumentin se ka nevojë për hetime shtesë, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për kalimin për gjykim të çështjes.

Ismaili u mor i pandehur nga GJKKO më 1 nëntor, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi.

Gjetjet iu dorëzuan  KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.