Home Politike “Gjermania ndan të njëjtin qëndrim me SHBA-në”/ Paralajmërimi i deputet gjerman për...

“Gjermania ndan të njëjtin qëndrim me SHBA-në”/ Paralajmërimi i deputet gjerman për PD-në

Analisti Ilir Kalemaj komentoi sot zhvillimet më të fundit politike në vend. Lidhur me deklaratat e deputetit gjerman Krichbaum se PD mund të largohet nga PPE nëse zgjidhet Berisha kryetar, Kalemaj u shpreh se kemi përafrim të qëndrimit gjerman me atë amerikan.

“Kemi përafrim të qëndrimit gjerman me atë amerikan. Krichbaum është me mjaft peshë në Bundestag, sepse është person i afërt me kreun e CDU-CSU-së, që është partia evropiane me më shumë impakt te PD. Kjo e bën akoma më të vështirë malin që duhet të kalojë Berisha për të fituar legjitimitetin”, u shpreh Kalemaj.