Home Europa Gjermania do të shënojë rritje të nivelit të papunësisë

Gjermania do të shënojë rritje të nivelit të papunësisë

Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë në 3 milionë këtë vit, tha Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës IAB.

Pandemia e koronavirusit ka paraqitur pengesa për ekonominë gjermane dhe shumë njerëz kanë mbetur të pa punë.

Në një studim hulumtues të botuar të premten, Instituti tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.

“Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Instituti.

Më 23 prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se kontrollimi i koronavirusit të ri, përbën sfidë të madhe për kohezionin e Evropës.

“Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, ka thënë ajo para Parlamentit gjerman.

Të enjten, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një angazhim të përbashkët në sigurimin e një fondi për të ndihmuar në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit, megjithëse kanë mosmarrëveshje për disa pika, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten.