Home Bota Gjermania dërgon “tmerrin” e helikopterëve në Ukrainë

Gjermania dërgon “tmerrin” e helikopterëve në Ukrainë

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës shtatë obusë të blinduar vetëlëvizës (armë për lëshimin e predhave në trajektore të larta me shpejtësi të ulët),  përveç pesë armëve të rënda që qeveria holandeze ka premtuar tashmë, sipas një deklaratë të ministrës së mbrojtjes gjermane, Christine Lambrecht, sipas reuters.

Qeveria gjermane ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga aleatët europianë, pasi nuk ka ndërmarrë veprime të mënjehershme për të furnizuar Ukrainën me armë dhe vetëm në fund të muajit të kaluar, vendi dërgoi dërgesën e parë të tankeve Gepard.

Shumica e armëve të rënda që vendet e NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani janë armë të prodhuara nga sovjetikët, por SHBA dhe disa aleatë të tjerë kanë filluar të furnizojnë Kievin me armë perëndimore.

Sistemet e artilerisë së rëndë që do të dërgohen në Ukrainë quhen Panzerhaubitze 2000 dhe ushtria gjermane i përshkruan ato si ndër më modernet në botë.

Javën e ardhshme pritet të fillojë dhe trajnimi i ushtarëve gjermanë, tha Lambrecht.