Home Kulture “Gjenitë e skenës” kushtuar aktorëve Aleksandër Moisiu dhe Naim Frashëri

“Gjenitë e skenës” kushtuar aktorëve Aleksandër Moisiu dhe Naim Frashëri

“Gjenitë e skenës” erdhi me materiale kushtuar artistëve Aleksandër Moisiut dhe Naim Frashëri. Livestream në Facebook mbrëmjen e datës 29 nëntor, me interpretime, materiale, artifakte dhe regjistrime të rralla nga dy gjenitë e skenës, Aleksandër Moisiu dhe Naim Frashëri.

Interpretuan aktorët e Teatrit Kombëtar Dritan Boriçi, Genti Deçka, Elia Zaharia Zogu, Donald Shehu, si dhe me pjesëmarrjen e studentëve nga Universiteti Europian i Tiranës Glejvis Lleshaj dhe Kristiana Nushi. “Gjenitë e skenës” u përgatit nga Dritan Boriçi dhe realizoi Kristo Çala. Tetari Kombëtar gjithashtu falënderon dhe Pjetër Logorecin për vënien në dispozicion të materialeve të tij unike dhe kontributin e veçantë në realizimin e këtij emisioni, si dhe faqen në Facebook “Klubi i aktorit tonë të madh Naim Frashëri” për kontributin.

Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, etj. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland”), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Aktori Naim Frashëri lindi në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942.

Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore. Valeri te “Tartufi”, Smithi në “Çështja ruse”, Gjoni “Trimi i mirë me shokë shumë”, Selimi “Familja e peshkatarit”, gjenerali “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, etj. Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij në teatër. Ka interpretuar 8 role në filma artistikë.