Home Bota Gjenerali izraelit: Assad po përdor armë kimike

Gjenerali izraelit: Assad po përdor armë kimike

largea_viktima1366708226Presidenti sirian Bashar al-Assad po përdor armë kimike, sipas të gjitha gjasave sarin, kundër forcave kryengritëse, tha sot një zyrtar i lartë ushtarak izraelit.

Gjeneral Brigage Itai Brun që drejton divizionin e inteligjencës në kërkimet dhe analizat ushtarak, tha gjatë një konference në Tel Aviv, se simptomet fizike të viktimave nga luftimet në Siri janë këto konstatime.

“Shkuma që po del nga goja e fëmijëve, dhe shenjat tjera dëshmojnë përdorimin e armëve kimike në luftimet”, ka thënë ai.

“Çfarë armë kimike do pyesni ju? Unë ju them se sipas të gjitha gjasave sarin”, nënvizoi ai.

Ky helm është zhvilluar në Gjermani në vitin 1938, dhe është përdorur si pesticid.

Sarina është agjent vdekjeprurës nervor, pa ngjyrë dhe pa erë.

Në doza të mëdha, ai paralizon muskujt përgjatë mushkërive, që i bënë viktimat të ngulfaten dhe mbyten, meqë mushkëritë iu mbushen me mukozë dhe pështymë.

Previous articleImogen merr vajzën në festën e shoubizit
Next articleGreqia, lejeqendrimi shtetasve të vendeve të treta