Home Kosova Gjenerali Clark takohet me kryeministrin e Kosovës: Diskutuam për projekte energjitike

Gjenerali Clark takohet me kryeministrin e Kosovës: Diskutuam për projekte energjitike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me gjeneralin amerikan në pension, Wesley Clark.

Clark pas takimit ka folur për mediat dhe ka treguar se me Kurtin bisedoi rreth projekteve të energjisë pa përmendur sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi sigurinë në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark.

Clark tha se është mirë që qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë por theksoi se KFOR-i është gjithmon prezent në vend.

Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, -tha ai.

Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.