Home Kosova Gjendet pa shenja jete një grua, policia zbardh dyshimet e para

Gjendet pa shenja jete një grua, policia zbardh dyshimet e para

Një grua është gjetur nga fqinjët pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Reçan të Prizrenit në Kosovë.

Policia njofton se një fqinj ka raportuar se nuk e ka parë viktimën që prej dy ditësh.

Për rrjedhojë bashkë me disa fqinjë të tjerë ata kanë hapur derën e banesës se viktimës, ku dhe e kanë parë pa shenja jete.

Policia e Prizrenit e konsiderin vdekjen të dyshimtë, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”

Previous articleVIDEO/ Lot dhe duartrokitje për ish-fubollistin e Çelsit që humbi jetën nga tërmeti në Turqi! Momente drithëruese në stadium
Next articleAdoleshenti shqiptar futet në arkivol për të shkuar drejt Britanisë, ja çfarë u tha gjyqtarëve