Home Kronika Gjendet e pajetë e moshuara në Sarandë, dyshohet se ngriu nga i...

Gjendet e pajetë e moshuara në Sarandë, dyshohet se ngriu nga i ftohti

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Një e moshuar është gjetur e pajetë brenda banesës së saj. Mësohet se gruaja e identifikuar si Stamato Milo, e moshës 88-vjeçare është gjetur e pajtë në banesën e saj në fshatin Cukë.

Dyshohet se gruaja e saj mund të ketë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta, pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88 vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe për të përcaktuar shkakun konkret të vdekjes